Spal me një 'gur vret dy zogj', tifozët mahniten nga e dashura e Petagna

Bota e Yjeve

Spal me një 'gur vret dy zogj', tifozët mahniten nga e dashura e Petagna

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 21:43
Michelly Sander

Andrea Petagna është një nga blerjet më të rëndësishme në historinë e Spal. Një shpenzim i madh nga drejtuesit, por i rëndësishëm për shkak se në Spal vjen një sulmues i nivelit të lartë dhe i perspektivës që mund të bëjë dallimin në luftën për shpëtim në Serie A.

Në nivelin ekonomik, marrëveshja parashikon një shpenzim në rast të qëndrimit në Serie A prej 15 milionë eurosh në total.

Spal ka bërë gjithashtu edhe një ‘blerje’ tjetër pas Petagna, pasi Michelly Sander do të mbërrijë në Emilia. Michelly është e dashura e 23-vjeçarit dhe të dy kanë qenë sëbashku për një vit dhe ajo është gjithmonë e pranishme në mediat sociale, ku kurrë nuk mungon së postuari foto provokuese për adhuruesit e saj.

Së fundmi bukuroshja ka postuar disa foto se si po i kalon këto ditë pushimi në Ibiza, në të cilën ajo shfaqet disa herë në një bikini ku nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse. Për më tepër shihni fotot, ato nuk kanë nevojë për koment.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat