Aktorja tradhton boksierin e njohur?

Bota e Yjeve

Aktorja tradhton boksierin e njohur?

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:55
Hayden Panettiere

Fotografitë u bënë në të gjitha portalet dhe të gjithë folën për tradhti bashkëshortore, veçanërisht, pasi aktorja reagoi me dhunë dhe në të gjitha mënyrat u përpoq të fshihej nga kamera dhe t’ua marrë xhirimet fotografëve.

Pas kësaj erdhi lajmi nga nëna e saj e cila tha se Hayden Panettiere ka kohë që nuk është në lidhje me Vladimir Klitschko.

“Ajo është e vetme dhe ka të drejtën të dalë”, u shpreh ajo.

Një burim i paidentifikuar zbuloi për revistën "E! News" se Hayden dhe Klitschko janë ndarë, por ata janë në marrëdhënie të mira, madje ishin së bashku në pushime.

Sidoqoftë, boksieri i njohur nuk ka komentuar ende dhe pritet përgjigja e tij.

Hayden dhe Klitschko u takuan në vitin 2009. Ata ishin në një marrëdhënie për dy vjet dhe u ndanë për t’u ribashkuar në vitin 2013.

Aktorja dhe boksieri kanë një vajzë trevjeçare, Kaja Evdoki, dhe aktorja lufton me depresion pas lindjes së fëmijës.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat