Pse nuk e festoi ditëlindjen Meghan Markle? - Bota Sot
Pse nuk e festoi ditëlindjen Meghan Markle?

Bota e Yjeve

Pse nuk e festoi ditëlindjen Meghan Markle?

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 08:50
Meghan Markle

Asnjë festë për ditëlindje apo ndonjë udhëtim romantik në Botsvana. Këtë vit Meghan Markle 37 qirinjtë e saj i shuan nën petkun e dukeshës së Sussex, në krah të bashkëshortit Harry.

Së bashku marrin pjesë në martesën e Charlie van Straubenzee, mik i ngushtë i princit, me Daisy Jenks. Ndërkohë që nga pallati mbretëror vijnë mesazhet në tweeter nga Markle për të falënderuar të gjithë ata që i uruan ditëlindjen.

Vetëm një vit më parë, festonte ditëlindjen në Afrikë me Harryn, larg reflektorëve dhe larg impenjimeve zyrtare, në një atmosferë romantike.

Jeta e saj ndryshoi tërësisht në vetëm 12 muaj. Për dashurinë ndaj Harry hoqi dorë nga karriera si aktore, mbylli faqet sociale, u bë shtetase britanike e besimit anglikan dhe që nga data e celebrimit më 19 maj, dukeshë e Sussex.

Ndërkohë, mes impenjimeve zyrtare dhe shijeve të hidhura me familjen e origjinës (përveç nënës), vazhdon të stërvitet për t'u bërë një anëtare 'perfekte' e familjes mbretërore dhe e protokollit të saj strikt, të cilit jo gjithnjë është e lehtë t'i përmbahesh.

Pikërisht 26 korrikun e shkuar, gjatë një impenjimi publik në Londër, Meghan dhe Harry shkëmbyen një puthje në publik.

Nëse shumë vetë e konsideruan si gjest spontan dhe romantik, për protokollin mbretëror anglez, çifti ka thyer rregullin që nuk duhet të manifestojnë ndjenjat në publik.

Meghan, e cila qershorin e shkuar shoqëroi mbretëreshën Elisabeth në vizitën e saj në Chester (gjatë së cilës shkëmbyen buzëqeshje që viheshin re qartë), po impenjohet për të qenë 'në lartësinë e duhur'.

Në zemër të britanikëve ka hyrë tashmë për shkak të buzëqeshjes dhe spontanitetit të saj.

Por, le ta themi, edhe për shkak të paraqitjes së saj, e cila tashmë kthehet në tendencë dhe për sekretet e saj 'të thjeshta' të bukurisë....

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...