Rita Ora befason të gjithë me fustanin si fanella e PSG-së

Bota e Yjeve

Rita Ora befason të gjithë me fustanin si fanella e PSG-së

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:16
Rita Ora

Ajo është e njohur për një ndjenjë unike të stilit të veshjes.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila ka qenë mysafire e radios më të dëgjuar në Angli, BBC Radio One.

Ajo teksa i drejtohet zyrave qendrore të radios, bukuroshja jonë ka befasuar të gjithë me fustanin që kishte veshur.

Biondina ishte e veshur me një ansambël ngjyrash, të frymëzuar nga bota e futbollit, gjatë ditës së sotme në Londër.

Këngëtarja e hitit “Girls” ka bërë të gjithë të ktheheni sytë kah ajo ku kishte veshur një fustan me fanellën e klubit të futbollit Paris Saint-Germain (PSG).

Ky ylber ngjyrash i dha një ndriçim të shtuar, imazhit mahnitës 28-vjeçares sonë që po vazhdon me koncerte anembanë globit.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë këtij viti kalendarik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat