Meghan Trainor në krioterapi

Bota e Yjeve

Meghan Trainor në krioterapi

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:56
Meghan Trainor

Këngëtarja Meghan Trainor dhe shoku i saj Daryl Sabara u panë së bashku të hënën pasdite duke vizituar një qendër të krioterapisë amerikane.

Të dy ishin të veshur në mënyrë sportive. Këngëtarja 24 vjeçare e hititë “NO” kishte të veshur një bluzë shumëngjyrëshe dhe pantallona të zi. Ndërsa ylli 26-vjeçar i filmit “Spy Kids” kishte të veshur bluzë me ngjyrë të kaltër, pantallona të zi dhe çantë të gjelbër neon.

Edhe pse ende nuk dihet për problemet shëndetësore të këngëtares ajo para disa kohe ka njoftuar që albumi i saj i ardhshëm “Treat Myself” do të dalë më vonesë, por që ende nuk është bërë e ditur data.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat