Dalin pamjet e para nga dasma e Ledionit dhe Sara Hoxhës

Bota e Yjeve

Dalin pamjet e para nga dasma e Ledionit dhe Sara Hoxhës

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 08:41
Ledioni dhe Sara

Edhe pse u përpoqën që ta ruajnë sekret, e dinë mirë që është e vështirë.

Edhe sepse askush nuk duhet ta humbte pamjen elegante të Sarës dhe Ledionit në momentin e tyre magjik.

Të ftuarit, secili nga pak, kanë tentuar të ngacmojnë rrjetin me ndonjë moment nga dasma, por ai që e ka nxjerrë zbuluar çiftin është pikërisht grimieri i Sarës, Patrick. Një prej emrave më në zë në botën e shoëbiz-it në botës, mes të tjerëve edhe të motrave Kardashian, Patrick ka ardhur enkas nga Amerika për të grimuar Sarën në Como.

Dhe e gjithë ajo që arrini të shihni është një pamje krejt natyrale, me një model flokësh po ashtu natyral, pa e larguar Sarën nga tiparet e saj të ëmbla.

Në një copëz video që grimieri ka publikuar në fillim, Sara duket duke dalë nga vila Erba, aty ku po zhvillohet ceremonia, për t’iu afruar altarit, aty ku e pret princi i saj, Ledioni. Të gjithë të ftuarit, sapo princesha e mbrëmjes afrohet, duartrokasin duke u ngritur në këmbë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat