Harrojeni fustanin rozë; Xhemi mahnit në dasmë me fustanin e dytë

Bota e Yjeve

Harrojeni fustanin rozë; Xhemi mahnit në dasmë me fustanin e dytë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:55
Xhemi Shehu

Një nga veshjet më të gjetura të fundjavës që lamë pas në Komo (sepse duket se mediat rozë u “zhvendosën” të gjitha atje me lajme, me doemos, mbahej dasma më e madhe e vitit ajo e Ledionit dhe Sarës) ishte padyshim veshja që Xhemi kishte zgjedhur për natën e parë të pritjes.

Një fustanë i fryrë rozë dhe një makeup minimalist e bënin Xhemin të dukej vërtetë si një kukull Barbie (të paktën kështu e kishin komentuar shumica e ndjekësve të saj).

Megjithatë, për dasmën e madhe të të shtunës mbrëma, moderatorja kishte zgjedhur një fustan më klasik ngjyrë të zezë që i shkonte për shtat formales në atë event. Modelin e flokëve e kishte ruajtur thuajese të njëjtë me atë të pritjes, gjysmë të kapura që derdhen mbrapa në kurriz ndërkohë që fytyrën e lejojnë të duket.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat