Sherr mes Nicki Minaj dhe ish-të dashurit: Ti më there me thikë dhe gati sa nuk vdiqa - Bota Sot
Sherr mes Nicki Minaj dhe ish-të dashurit: Ti më there me thikë dhe gati sa nuk vdiqa

Bota e Yjeve

E premte, 16 nëntor 2018

Sherr mes Nicki Minaj dhe ish-të dashurit: Ti më there me thikë dhe gati sa nuk vdiqa

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 07:14
Nicki Minaj

Nicki Minaj është akuzuar nga ish i dashuri i saj Safaree Samuels se ka dashur ta therë me thikë.

“Të mbahet mend nata kur më there me thikë dhe pothuajse vdiqa. Policia dhe ambulanca më dërguar me barelë në spital. Mu desh të gënjeja dhe ti thoja që u përpoqa të vrisja veten që të mos të fusnin në burg. Kur gjëra të tilla fillojnë të përsëriten është koha të largohesh,”-shkruajti ai në një postim në Twitter, duke shtuar: “Ti e di se nuk të urrës sepse tani jam i lumtur me veten time.”

Reperja u përgjigj në Twitter duke akuzuar për gënjeshtra, megjithëse nuk iu drejtua posaçërisht pretendimit të dhunës në familje.

“Ti më vodhe kartën time  të kreditit dhe më tha se llogaria me para është e lirë për tu shfrytëzuar,”-shkruan ajo. “Perëndia do të godasë më shumë për gënjeshtrat. Mjaft the se more gjërat dhe u largove.”

Nicki, e cila pak kohë më parë publikoi albumin e katër Queen që kryesonte listat e SHBA këtë javë, akuzoi Samuels se i vodhi kartat e krediti për të paguar prostituta gjatë lidhjes së tyre në një intervistë për stacionin radiofonik Hot 97. Samuels mohoi të dy akuzat në Twitter.

Minaj gjithashtu tha se Samuels ka pohuar se ka qenë ai që ka shkruar materialet e saj muzikore.

“Ju nuk e dini atë që më ka bërë për mua. Kjo nuk ju jep të drejtën të gënjeni për aftësinë e dikujt tjetër vetëm sepse e dini se është grua dhe njerëzit do të besojnë,”shkruan ajo.

Ndërsa Samuels u përgjigj në Twitter, duke thënë:“Sa herë e kam thënë që unë kurrë nuk kam shkruar materialet e tua? Askush nuk flet më për këtë.”

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test