Paraqitja e Rita Orës dhe Bebe Rexhës në ndejën para ceremonisë “MTV VMA”

Bota e Yjeve

Paraqitja e Rita Orës dhe Bebe Rexhës në ndejën para ceremonisë “MTV VMA”

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 08:20
Bebe dhe Rita

Këngëtaret shqiptare po vazhdojnë të shënojnë suksese në arenën ndërkombëtare.

Në mesin e tyre janë edhe Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilat me arritjet e tyre bëjnë krenarë kombin.

Mbrëmë, dy artistet kanë qenë të pranishme në ndejën paraprake që mbahet për “MTV VMA”.

Rita kishte përzgjedhur një fustan leopardi, ndërsa Bebe ishte veshur tërësisht në të zeza.

Kujtojmë që ceremonia e ndarjes së çmimeve “VMA” mbahet sonte, ndërsa të nominuara janë edhe Rita, Bebe dhe Dua Lipa.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat