Ireland Baldwin poston foto hot, babai Alec nuk e pranon - Bota Sot
Ireland Baldwin poston foto hot, babai Alec nuk e pranon

Bota e Yjeve

E shtunë, 17 nëntor 2018

Ireland Baldwin poston foto hot, babai Alec nuk e pranon

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 19:32
Ireland Baldwin

Ireland Baldwin ka postuar një set fotografik të nxehtë në rrjetin social Instagram.

Në një prej tyre ajo shfaqet në shalën e një motori me të brendshme të zeza. Vajza e Alec Baldwin dhe Kim Basinger ka nxjerrë në pah të gjithë seks apelin e saj duke marrë shumë zemra dhe komente.

Por mes komplimenteve më të guximshme, vjen një mesazh disaprovimi nga babai: “Jo. Thjesht. Jo”.

Është e vështirë për një baba të mbajë në kontroll xhelozinë në lidhje me vajzën e tij dhe akoma më e papranueshme ideja që të rriten duke bërë zgjedhjet e tyre.

Alec Baldwin ka vendosur të bëjë publike mospëlqimin e tij në lidhje me fotot hot dhe seksi të vajzës së saj (edhe pse nuk është hera e parë).
22-vjeçarja poston shpesh herë në rrjetet sociale foto nudo dhe provokuese.

Edhe në fillim të vitit Ireland pozoi nudo për një fushatë të Peta, shoqata në mbrojtje të kafshëve.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test