Princesha Diana dhe historia e vërtetë e “fustanit të hakmarrjes”

Bota e Yjeve

Princesha Diana dhe historia e vërtetë e “fustanit të hakmarrjes”

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 11:29
Princesha Diana

Lady Diana humbi jetën në vitin 1997, në një aksident tragjik në tunelin Pont de l’Alma në Paris, bashkë me partnerin e saj Dodi Al-Fayed, por ndonëse kanë kaluar vite nga ai moment tragjik, princesha e ndjerë vijon të konsiderohet një ikonë e vërtetë stili.

Në 1 korrik do të mbushte 57 vjeçe, por ende sot janë të shumtë ata që e kujtojnë ditën e lindjes së saj, për shkak se vijon të mbetet një ikonë.

Është një fustan në veçanti, i cili e ka shënuar historinë e saj, me shpatulla zbuluar, gjë që ishte kundër etikës mbretërore dhe që cilësohej si “revenge dress”, fustani i hakmarrjes.

Lady Diana la gjurmë në histori jo vetëm sepse humbi jetën në vitin 1997, por edhe sepse arriti të tregojë se ishte një prej princeshave më të guximshme dhe rebele të të gjitha kohërave.

“Fustani i hakmarrjes”, u vesh prej saj në qershor të vitit 1944, në garden party të Serpentine Gallery në Londër, pak ditë para ditëlindjes së saj.

Bëhet fjalë për një fustan të shkurtër të zi të stilistes greke Christina Stambolian, i cili zbulonte shumë më shumë nga çfarë i lejohej një princeshe, shoqëruar me një varëse me perla dhe një çanë të vogël në dorë.

Kjo ishte dalja e parë publike e princeshës, pasi bashkëshorti Charles, pranoi se kishte një lidhje jashtëmartesore dhe pikërisht për tu treguar të gjithëve se ndihej e bukur dhe e lirë, kishte zgjedhur një fustan kaq të guximshëm.

Diana mund të jetë tradhtuar vërtetë nga babai i dy djemve të saj, por nuk e humbi asnjëherë dinjitetin, bukurinë dhe elegancën. Fustani i saj i hakmarrjes, është ende në ditët e sotme ikonik.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat