Hilary Swank martohet në mënyrë sekrete

Bota e Yjeve

Hilary Swank martohet në mënyrë sekrete

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:13
Hilary Swank

Hilary Swank është martuar në mënyrë sekrete, larg vëmendjes së publikut dhe mediave, me të dashurin e saj Philip Schneider, gjatë vikendit.

Sipas raportimeve të mediave, çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në Saint Lucia Preserve në Carmel të Kalifornisë.

Aktorja e njohur kishte zgjedhur të veshë një fustan nusërie të dizajnuar nga Elie Saab.

Fustani ishte shumë i veçantë, i krijuar nga dantella dhe disa lloje të rralla të mëndafshit.

U deshën rreth 19 metra tyl për të krijuar vellon e aktores derisa gjithë qëndisja në fustanin e saj zgjati 70 orë. Derisa që të kompletohej gjithë veshja e Swank u deshën 150 orë punë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat