Dakota Johnson i lufton makthet në filmin horror “Susperia”

Bota e Yjeve

Dakota Johnson i lufton makthet në filmin horror “Susperia”

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:56
Dakota Johnson

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e horrorit misterioz, “Susperia”, në të cilin rolin kryesor e luan Dakota Johnson.

“Susperia” është ribërje e filmit klasik nga viti 1977 me regji të regjisorit italian, Dario Argento. Regjinë e filmit të ri e ka bërë Luca Guadagnino, ndërsa në realizimin e skenarit kanë bashkëpunuar Dario Argento dhe Daria Nicolodi.

Ngjarja e filmit zhvillohet në një kompani të njohur vallëzimi, ndërsa makthet do ta shqetësojnë drejtoreshën artistike, një valltare të re ambicioze dhe një psikoterapeute depresive.

Disa prej protagonistëve do të dorëzohen ndaj maktheve të mëdha, derisa të tjerët do të arrijnë të zgjohen.

Dakota luan rolin e një studenteje amerikane, Susie, e cila vendoset në Berlin për t’iu bashkuar akademisë prestigjioze të vallëzimit. Me ardhjen e saj do të fillojë edhe seria e ngjarjeve misteriozeve që do t’u ndodhin studenteve.

Krahas Johnson, në këtë film luajnë edhe Chloe Grace Moretz, Tilda Swinton, Mia Goth, Angela Winkler dhe shumë të tjerë.

Edhe Jessica Harper, e cila e ka luajtur rolin kryesor në filmin origjinal, do të paraqitet në ribërjen “Susperia”.

Filmi është caktuar të jepet premierë më 1 shtator në Festivalin e Filmit të Venecias, ndërsa nëpër kinematë amerikane do të nisë shfaqen nga 26 tetori. Në vendet tjera të botës, shfaqja e këtij filmi do të fillojë nga 2 nëntori i këtij viti. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat