Festa e beqarisë së Sarës nisi në avionin privat: Ja fotot që nuk i kishim parë

Bota e Yjeve

Festa e beqarisë së Sarës nisi në avionin privat: Ja fotot që nuk i kishim parë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:14
Sara dhe Lori Hoxha

Kanë kaluar thuajse 3 javë nga dasma e bujshme e Sara Hoxhës me Ledion Liçon, por ende vijon të jetë një nga temat që tërheq më tepër vëmendje në mediat sociale.

Kjo pasi ceremonia e dasmës ka qenë tepër diskrete dhe pak foto të çiftit kanë qarkulluar online. Të vetmet foto që Sara ka publikuar kanë qenë ato nga festa e beqarisë, edhe pse nuk mund të numërohen as me gishtat e njërës dorë.
Por së fundi, mikesha e Lorit dhe e Sarës ka zbuluar disa detaje të reja në lidhje me festën e beqarisë që Sara organizoi me shoqet e saj.

 

girls like you are what the doctor ordered????

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Sonela Lamaj, e cila kapi buqetën e nuses, ka publikuar disa foto që tregojnë se festa ka nisur që në avionin privat që vajzat morën për të shkuar në Mykonos.

“Ajo tha po, ne thamë Mykonos”, shkruan ajo në Instgram, ku shihen vajzat e veshura me xhinse dhe xhaketa rozë që kanë të stampuar pjesën e dytë të shkrimit në pjesën e kurrizit.

E vetmja që veçon nga të tjerat është nusja, Sara e cila shihet me xhinse dhe xhaketën e bardhë me shkrimin “Thashë po”.

Sara dhe Ledion Liço u martuan në një ceremoni luksoze në liqenin e Komos, në Itali, në një ambient mjaft elegant me të afërm dhe miq të ftuar nga bota e showbiz-it.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat