Rita Ora e uron me puthje Bebe Rexhën për ditëlindje

Bota e Yjeve

Rita Ora e uron me puthje Bebe Rexhën për ditëlindje

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:47
Rita Ora dhe Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, feston sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 29-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Një nga urimet më të përzemërta, Bleta e ka marrë edhe nga patriotja tjetër e famshme, këngëtarja Rita Ora.

Kjo e fundit, ka treguar se ka një miqësi shumë të mirë me kolegen e saj, dhe kjo u pa edhe gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2018.

Rita ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaqet duke u puthur me Bebe Rexhën, fotografi kjo të cilën dy vajzat e kanë realizuar para disa muajsh.

“Urime ditëlindjen Bebe Rexha”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.

Dy këngëtaret shqiptare kanë krijuar një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën, teksa për herë të parë këtë vit patëm rastin t’i shohim edhe në një bashkëpunim – ishte kjo kënga “Girls”, pjesë e së cilës ishin edhe Carli XCX dhe Cardi B.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat