Dhuratat që Bebe Rexha pranoi për ditëlindje nga vëllai i saj i vetëm, Florenti

Bota e Yjeve

Dhuratat që Bebe Rexha pranoi për ditëlindje nga vëllai i saj i vetëm, Florenti

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:14
Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 29-të.

Urimet dhe befasitë për të kanë qenë të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

E famshmja Rita Ora, ishte ajo e cila publikoi në InstaStory disa fotografi, ku shfaqej duke u puthur me Beben, ndërsa i uronte asaj ditëlindjen.

Ditëlindjen e saj të 29-të, Bebe Rexha, po e feston me familjarët e saj, të cilët nuk e kanë lëshuar këngëtaren pa dhurata.

Në një video të publikuar në InstaStory, këngëtarja shqiptare ka prezantuar buqetën me lule dhe unazën e argjendtë, që e ka marrë nga vëllai i saj i vogël, Florenti.

“Vëllai im më i mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Bebe Rexha dukej mjaft e lumtur ndërsa ka pranuar këtë dhuratë të veçantë nga një prej njerëzve të saj më të afërt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat