Shfaqet “topless” Rita Ora, por e mbulon gjoksin me duar

Bota e Yjeve

Shfaqet “topless” Rita Ora, por e mbulon gjoksin me duar

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 10:11
Rita Ora

Rita Ora është një ndër artistët më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë është shpërblyer së fundi në MTV Video Music Awards, duke fituar çmimin e “Bashkëpunimit më të mirë” në saje të këngës “Lonely Together” të sjell me DJ e ndjerë Avicii.

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku sjell imazhe dhe video mjaft provokuese, të cilat nuk lënë vend për imagjinatë.

Biondina së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet lakuriq, gjersa gjoksin e mbulon me duar.

“Flisni me mua. Prisni, çfarë”, ka shkruar 27-vjeçarja që shihet mjaft seksi duke zbuluar edhe shpinën me shumë vizatime.

Theksojmë se edhe në ngjarjen e lartcekur muzikore ajo u shfaq e zhveshur me një fustan të zi transparent dhe mori shumë komente pozitive.

Ndryshe, Ora është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të përfshihen në albumin më të ri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat