Lawrence: Nuk mbaj kurrë dietë, më mirë i shtoj ushtrimet sesa të heq dorë nga ushqimi

Bota e Yjeve

Lawrence: Nuk mbaj kurrë dietë, më mirë i shtoj ushtrimet sesa të heq dorë nga ushqimi

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 23:39
Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence është njëra prej aktoreve më të paguara në Hollywood, ndërsa nëpër intervista nuk heziton t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Gjatë një interviste për Vogue, ajo ka thënë se nuk mban dietë dhe se nuk përmbahet asnjëherë kur është fjala për ushqimin e saj të preferuar.

“Nuk më pëlqen kur njerëzit thonë më pëlqen vetëm kjo ose vetëm ajo. Nuk kam kufizime të tilla. Asnjëherë nuk jam në dietë rigoroze”.

“Nëse më pëlqen një copë picë, e ha. Më mirë i shtoj ushtrimet, nëse dua që rrobat të më rrinë me mirë”.

“Veç kësaj, gjithkund më fotografojnë dhe jam nën presion që gjithmonë të dukem mirë”, ka deklaruar Lawrence.

28-vjeçarja ka treguar se për xhirimet e filmit “Red Sparrow” ishte stërvitur me trajner privat duke bërë edhe ushtrime më të vështira.

Ndërsa sa u përket produkteve të rëndësishme kozmetike që i mban në çantën e saj, ajo ka thënë se nuk shkon askund pa kremin mbrojtës për rrezet UV me faktor të lartë.

“Nuk bëj makijazh. I mbaj flokët të lidhur, pakëz shkëlqim Diori dhe syze për diell”, është shprehur bukuroshja. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat