Ajo është magnet për të tërhequr vëmendjen.
Kylie Jenner e ka arritur këtë sërish me fotografitë që ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale.
Në foto, miliarderja më e re në botë shfaqet me flokë të bardha të gjata, e veshur e tëra me ngjyrë portokalli.
Ndërkohë, në këto foto ajo shihet duke qëndruar pranë dy makinave të saj super të shtrenjta, të cilat janë po ashtu ngjyrë portokalli.