Sophie Turner shtatzënë?

Bota e Yjeve

Sophie Turner shtatzënë?

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 16:05
Sophie Turner

Gati një vit pasi Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë shpallur fejesën e tyre, u raportuar se aktorja e “Game of Thrones” mund të jetë shtatzënë.

Kështu të paktën ka thënë një burim i afërt për Neë York Post që së fundmi ka parë aktoren 22 vjeçare dhe muzikantin 20 vjeçar në Neë York.

“Ajo dukej shtatzënë. Ajo e kishtë këtë shkëlqimin që vetëm një grua shtatzënë e ka”, ka thënë ky burim duke shtuar se aktorja britanike nuk konsumonte alkool po ashtu.

Një javë më herët, aktorja kishte bërë shaka lidhur me shtatzëninë e saj në Kampionatin e Tenisit U.S Open.

Ajo ishte fotografuar duke vendosur ulësen e karriges nën rrobat e saj, duke “inskenuar” kështu një shtatzëni, transmeton Klan Kosova.

Kur Turner kishte marrë pjesë në U.S Open sërish, bashkë me Jonas dhe vëllaun e tij, Nick Jonas dhe të fejuarën e tij, Priyanka Chopra, disa ditë më vonë, ajo kishte zgjedhur një bluzë shumë të gjerë.

Joe më herët gjatë kësja vere kishte treguar se pavarësisht fejesës së tyre të shpejtë – ai dhe Sophie e kanë bërë publike se janë fejuar në muajin tetor të vitit 2017 vetëm një vit pas lidhjes së tyre – ata nuk janë duke u ngutur që të martohen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat