Eminem bën deklaratën e fuqishme për Rihannën, zbulon detaje nga lidhja me këngëtaren...

Bota e Yjeve

Eminem bën deklaratën e fuqishme për Rihannën, zbulon detaje nga lidhja me këngëtaren...

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 21:30
Rihanna

Ajo për të cilën po flasin të gjithë është lufta e hapur muzikore e Eminem dhe Machine Gun Kelly.

Ata po sulmojnë njëri-tjetrin duke lançuar ‘diss’-e muzikore njëri pas tjetrit. Para pak ditësh Eminem ka vendosur t’i përgjigjet këngës “Rap Devil” të Machine Gun Kelly me një projekt të quajtur “Killshot” këngë kjo që theu rekordet e YouTube. Por në këtë këngë, Eminem përmend edhe Rihannën.

Në një pjesë të tekstit të tij, Eminem shprehet “Rihanna sapo më shkroi një mesazh/ Mbrëmë i lash shenja në qafë”. Menjëherë fjalët e reperit këtu po bëjnë xhiron e rrjetit, pasi mendohet se është një përgjigje që Eminem i bën këngës së Machine Gun, i cili e ka akuzuar atë se është tipi që ka frikë t’i kërkojë Rihannës numrin e telefonit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat