Afërdita Dreshaj pozon me veshje kombëtare - Bota Sot
Afërdita Dreshaj pozon me veshje kombëtare

Bota e Yjeve

E martë, 16 tetor 2018

Afërdita Dreshaj pozon me veshje kombëtare

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 07:12
Afërdita Dreshaj

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj, në qershor të këtij viti i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Ajo u martua me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl, në një dasmë të organizuar në Miami.

Afërdita ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja në muzikë, megjithatë vazhdon të jetë aktive për fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, modelja dhe këngëtarja shqiptare ka realizuar një set të ri fotografik me fotografin e njohur, Arta Korenica.

Këtë herë, ajo pozon me veshje tradicionale, duke marrë pamjen e një nuseje tipike shqiptare.

Fotografitë e publikuara në rrjetin social; Instagram kanë marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Megjithëse është një nuse e martuar në Çeki, Afërdita duket se nuk i harron asnjëherë traditat dhe veshjet kombëtare shqiptare. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test