Është 63-vjeçe dhe ende konsiderohet si një nga gratë më të bukura në botë

Bota e Yjeve

Është 63-vjeçe dhe ende konsiderohet si një nga gratë më të bukura në botë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:14
Isabelle Adjani

Aktorja franceze është e njohur për sukseset fantastike në film dhe është emëruar disa herë si një nga femrat më të bukura në botë.

Isabelle Adjani në vitin 1990 u përfshi në listën e 50 grave më të bukura në botë, ndërsa kur  revista Los Angeles Times bëri listën e femrave më të bukura në film për të gjitha kohërat, ajo zuri vendin e parë.

Isabelle ka bukuri të pazakontë, një kombinim i gjeneve të ndryshëm - babai i saj me origjinë nga Franca dhe nëna nga Gjermania.

Aktorja është gjithashtu e njohur për stilin e veçantë - i pëlqen të veshë fustan, të mbajë shami dhe syze të mëdha.

Megjithëse është 63-vjeçe, Isabelle ende entuziazmon me pamjen e saj dhe shumë zonja e duan ta shohin në tepihun e kuq.

Ndërsa shumë e akuzojnë për zbukurim me kirurgji estetike, aktorja hedh poshtë një gjë të tillë.

"Unë përdor acid hyaluronik, natyrisht gjithmonë në doza të vogla, për të humbur rrudhat dhe për të ruajtur linjat e bukura", pohon ajo.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat