Hirushet shqiptare të kohëve moderne!

Bota e Yjeve

Hirushet shqiptare të kohëve moderne!

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 19:26
Angela Martini dhe Dragos Savulescu

Pothuajse çdo vajzë e ëndërron një histori hirusheje në jetën e saj; dikush për historinë  e bukur të dashurisë me Princin e Kaltër, e të tjera pse jo për zerot në llogarinë bankare. Por në rastin tonë, ose të paktën “Hirushet” që ne kemi menduar të sjellim në këtë listë, në rrugëtimin e tyre, jeta u ka sjellë dashurinë e madhe, që për fatin tyre (le ta pranojmë, të mirë), “Princërit” rastisën të jenë të kamur…

Angela Martini: Do të njihej me atë që sot është bashkëshorti i saj rreth tre vite më parë. Në një festë mes miqsh, në shtëpinë e Dragos Savulescu në Los Angelos modelja shqiptare ka rrëfyer se ka qenë dashuri me shikim të parë. “Na ftoi në shtëpinë e tij dhe menjëherë sapo sytë tanë u ndeshën, ndjeva diçka, një energji mes njëri-tjetrit”, ka treguar Martini në një intervistë për “revistawho”.  Sigurisht Angela asokohe as që nuk do ta kishte menduar se ajo shtëpi e mbushur me miqtë e Dragos, vetëm pak kohë më vonë do të kthehej në foleja e tyre e dashurisë ku sot ata jetojnë si bashkëshortë. Bashkëshorti i modeles është një producent filmash me origjinë rumune dhe sipas mediave ai është një ndër miliarderët më të pasur rumun. Për bukuroshen e pasarelave fillimi i jetës në Amerikë me vetëm një vizë punë dhe fare pak para me vete do t’i përkasi së kaluarës, pasi tashmë ajo është një Hirushe që fati deshi t’i sillte në rrugën e saj; dashurinë por jo vetëm…edhe miliardat në llogari…

Emina Çumulaj: Vajza thatime me përmasa prej modeleje do të largohej nga fshati i saj i lindjes në Mal të Zi, drejt Mollës së Madhe, kur ishte vetëm 16 vjeç. Emina Çunmulaj do të kthehej shumë shpejt në një prej modeleve më të njohura në New York duke patur bashkëpunime tejet ambicioze me kompani të rëndësishme të modës.  E bukur, e ciltër, e thjeshtë, e tejet gazmore me të do të dashurohej kushdo. “Jam rritur në fshat, madje kam mjelë edhe lopë”, do të  rrëfente para pak kohësh në një intervistë për A1 Report, Çunmulaj. Fati deshi që ‘Hirushes’ shqiptare “t’ja vërë syrin” një prej njerëzve më të pasur të Amerikës. Sam Nazarian, i cili prej 3 vitesh është bashkëshorti i modeles ka origjnë iranane dhe posedon një sërë biznesesh, që e kanë kthyer atë në bilioner. Shumëkush mund të mendojë se Eminës nuk do t’i duhet të punojë më, por jo; ajo është shprehur se nuk do të heqë dorë nga puna asnjëherë pavarësisht pasurisë që mund të ketë familja e saj, e cila tashmë ka edhe dy pjestare të ëmbla, vajzën 3 vjeçare Ella Faria si dhe më të voglën disa muajshe Mia Soraya.

Afërdita Dreshaj: Duket se modelet tona po i ndjek i njëjti ‘fat’. Edhe Afërdita e ka gjetur princin e saj, i cili duket se ngjan fiks me atë të Hirushes; biond, sykaltër, i pasur, por mbi të gjitha shumë i dashuruar me atë që sot është bashkëshortja e tij. Çifti u njoh 5 vite më parë krejt rstësisht në një resorant sushi në Michigam. ‘Syrit’ të Jakub nuk i ka  shpëtuar bukuroshja shqiptare dhe pavarësisht se në atë restorant nuk pati asnjë komunikim mes tyre, lojtari i njohur i hokeit ka bërë çmos për ta gjetur Afërditën në rrjete sociale.  Dhe ‘voila’ sot ata janë burrë e grua e krahas dashurisë Afërditës do t’i duhet të shijojë edhe pasurinë e madhe që bashkëshorti i saj posedon. Tani presim pasardhësin e vogël!

Jona Spahiu: Nuk i vëmë faj fare Frenkli Ymerit, një prej djemve më të pasur të Tiranës që u marros pas ëmbëlsisë së Jona Spahiut. Ndonëse  çifti ruajti privatësi të plotë të lidhjes së tyre, vitin e kaluar bukuroshja e ekranit për habinë e të gjithëve postoi një foto me partnerin e saj me të cilin kishte krijuar një histori të bukur dashurie. Në Qershor çifti kurorëzoi dashurinë nëpërmjet një ceremonie të bukur mes miqve e familjarëve, ku Princesha e mbrëmjes  nuk mund të ishte më rrëzëllitëse dhe më e lumtur krah princit të saj.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat