Sërish në Las Vegas, Dua Lipa ka dy arsye

Bota e Yjeve

Sërish në Las Vegas, Dua Lipa ka dy arsye

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 23:16
Dua Lipa

Kësaj radhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa si destinacion ka zgjedhur Las Vegas.

Ajo do të performojë sonte në Las Vegas e cila në rrjete sociale tregon se është gati për shoun e madh.

“Përshëndetje Vegas jam kthyer për një rund në mini golf por më  rëndësishëm është koncerti që do mbaj sonte, shihemi të gjithë”, ka shkruar ajo.

Lipa shfaqet e mahnitshme e cila është duke luajtur golf me miqtë e saj para se t’ia filloj mbrëmjes së sotme.

Sukseset e këngëtares shqiptare nuk kanë të ndalur. Së fundmi Dua është nominuar si ‘Artistja e re e vitit’ në American Music Awards.

Sa i përket projekteve muzikore “Electricity”, është kënga e fundit e lansuar nga ajo në duet me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat