Publikoi foton super seksi, fansat kritikojnë Luanën: E ke bërë të vdekur…

Bota e Yjeve

Publikoi foton super seksi, fansat kritikojnë Luanën: E ke bërë të vdekur…

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:52
Luana Vjollca

Moderatorja Luana Vjollca është një ndër femrat më të njohura të showbiz-it shqiptar. gjithashtu ajo është edhe një nga më të ndjekurat në rrjetin social “Instagram”.

Postimet e Luanës marrin me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e saj, që janë të shumtë që e komplimentojnë por ka edhe nga ata që e kritikojnë për ndonjë gjë.

Në një fotografi të publikuar dy ditë më parë, një detaj në trupin e Luanës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Beli i saj në foto duket aq i hollë, saqë moderatoren e akuzojnë për “photoshop”.

“Çfarë i ke bërë photoshopit tek beli, e ke bërë të vdekur fare photoshopin”, “Hajde photoshop hajde”, “Fshije photoshopin ose të paktën kur ta përdorësh bëje që të mos duket shumë, se nuk e beson njeri atë”, janë disa nga komentet e bëra nga ndjekësit e saj.

Vetë moderatorja ka vendosur që të mos reagojë ndaj këtyre komenteve, duke vazhduar të publikojë fotografi të tjera.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat