Mësojeni nga Alketa, dukuni bukur dhe komode edhe në përditshmëri

Bota e Yjeve

Mësojeni nga Alketa, dukuni bukur dhe komode edhe në përditshmëri

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 20:16
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiun gjithmonë jemi mësuar ta shohim të veshur me fustane plot shkëlqim e taka të larta, një veshje që shkon për shtat me formatin e spektakleve që ajo drejton.

Megjithatë përditshmëria e saj duket se është e njëjtë si e çdo vajze tjetër.

Kohët e fundit, Alketa ka publikuar shpesh të tilla fotografi në rrjete sociale dhe dallohet qartë se veshur me sportive duket shumë komode.

Madje tani që po afron i ftohti, Alketa na ka dhënë disa sugjerime për veshjet.

Në një ditë shumë të ftohtë, mjafton të vishni një bluzë të gjerë që u mban ngrohtë, tutat ose xhinset e preferuara dhe një palë atlete.

Kjo është veshja më e thjesht që mund të të vijë në mendje, por nëse nuk keni ide të tjera është ndër më të bukurat për përditshmërinë tuaj.

Madje tek veshjet e Alketës mund të zbuloni edhe trendet më të fundit, prandaj mos hezitoni të merrni disa “leksione” më shumë për modën nga çdo fotografi e saj. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat