Eva Longoria nxjerr fytyrën e të birit, nuk beson tek syri i keq apo privatësia!

Bota e Yjeve

Eva Longoria nxjerr fytyrën e të birit, nuk beson tek syri i keq apo privatësia!

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 07:07
Eva Longoria nxjerr fytyrën e të birit

Përgjithësisht të gjithë përpiqen t`i mbrojnë fëmijët e tyre nga ekspozimi në rrjetet sociale, e këtë e kemi vënë re edhe VIP-at shqiptarë, të cilët edhe kur postojnë foto, kujdesen që të vegjëlve të tyre të mos i duket fytyra. Por Eva Longoria e ka thyer një tabu të tillë: aktorja 44 vjeçare solli në jetë qershorin e këtij viti fëmijën e saj të parë dhe nuk lë rast pa e treguar lumturinë. Ajo nuk shkulet nga Santiago as kur bën ushtrime për të humbur kilet e shtatzanisë, e së fundi e mori me vete në Paris në një udhëtim pune.

Pikërisht këtu u fotografua me vogëlushin në krahë dhe nuk e kishte aspak problem të tregonte fytyrën e tij, ndryshe nga plot të tjerë që insistojnë tek cështja e privatësisë së të miturit.

Edhe vogëlushi vetë ishte shumë i qetë e dukej fare i patrazuar nga paparacët. Duket se nga ka ngjarë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat