Rita Ora e lidhur me Chris Brown? Këngëtarja e famshme zbulon të vërtetën

Bota e Yjeve

Rita Ora e lidhur me Chris Brown? Këngëtarja e famshme zbulon të vërtetën

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 08:55
Rita Ora dhe Chris Brown

Pak ditë më parë paparacët kapën mat dy këngëtarët e famshëm Rita Ora dhe Chris Brown duke festuar në Itali në një diskotekë. Më pas, ata dolën së bashku nga i njëjti hotel në Milano.

Mediat e huaja shkruan menjëherë lajmet se Rita dhe Chris janë më shumë sesa vetëm miq të mirë dhe bashkëpunëtorë.

Lidhur me këto thashetheme, këngëtarja me origjinë shqiptare ka vendosur që të reagojë vetëm sot. Ajo ka hedhur poshtë të gjitha lajmet në mënyrën e saj.

Rita ka publikuar në “Instastory” një video ku etiketon të dashurin e saj Andrew Watt, duke lënë të kuptohet se ata janë ende bashkë.

Me pak fjalë, mbrëmja në Milano nuk paska qenë asgjë më shumë për Ritën dhe Chris, sesa vetëm dy miq të mirë që takohen krejt rastësisht në një vend të botës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat