Belen Rodriguez: Duhet të marr një 40 vjeçar, me ata më të vegjël nuk më ecën…

Bota e Yjeve

Belen Rodriguez: Duhet të marr një 40 vjeçar, me ata më të vegjël nuk më ecën…

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 16:21
Belen Rodriguez

Showgirl-ja Belen Rodriguez, ka shfrytëzuar skenën e kompeticionit ‘Tu sì que vales’ për të lëshuar batutën e radhës në lidhje me jetën e saj sentimentale. Kjo shaka ka ardhur si pasojë e thashethemeve të fundit për të.

“Unë duhet të marr një 40-vjeçar, sepse gjithmonë që lidhem me ata që janë më të vegjël përfundojë duke u lënduar”, tha ajo duke iu referuar dy partnerëve të saj të fundit: Stefano De Martino dhe Andrea Iannone.

Përmes kësaj shakaje ajo u jep një përgjigje përfundimtare thashethemeve që qarkullojnë për ndarjen e saj nga motoçiklisti.

Gjithashtu para kësaj, edhe martesa me balerinin, babain e djalit të saj Santiago, ka përfunduar prej vitesh. Të dy partnerët kanë qenë disa vite më të rinj se Belen.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat