Ariana Grande konfuzon fansat me postimin e fundit në “Instagram” - Bota Sot
Ariana Grande konfuzon fansat me postimin e fundit në “Instagram”

Bota e Yjeve

E hënë, 22 tetor 2018

Ariana Grande konfuzon fansat me postimin e fundit në “Instagram”

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:35
Ariana Grande

Një nga postimet e fundit në Instagram të Ariana Grande-s i ka frikësuar ndjekësit e saj, sepse në sfond dallohet një kënd lojërash portativ për fëmijë. Dhe të gjithë po pyesin se çfarë bën ai objekt në shtëpinë e këngëtares.

Ariana pozoi para pasqyrës ku mbante në dorë albumin e saj, por të gjithë e kishin mendjen te ai këndi i lojërave për foshnje që ndodhet pas saj.

Fansat u bënë shumë konfuzë, ndërsa këngëtarja Katy Perry i shkroi: “Çfarë po gatuan në këndin e lojërave?”.

Ndjekësit e Grande-s nisën të shkruanin pse e mbante këngëtarja në shtëpi dhe ajo më në fund vuri “dorën në zemër” duke iu përgjigjur.

“Fëmija im i fshehtë”, shkroi me batutë këngëtarja.

Ajo sqaroi më tej se këndi i lojërave ishte për derrkucin që mban ajo dhe Pete Davidson, Piggy Smalls.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test