Çifti i njohur turk po shkurorëzohet?!

Bota e Yjeve

Çifti i njohur turk po shkurorëzohet?!

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 14:59
Berguzar Korel dhe Halit Ergenç

Çifti i njohur turk, Berguzar Korel dhe Halit Ergenç në vitin 2009 lidhjen e tyre e kurorëzuan me martesë, ndërsa tani çifti së bashku kanë një djalë pesë vjeçar, të cilin e pagëzuan me emrin Ali.

Derisa në një televizion në Turqi është përfolur se Berguzar Korel dhe Halit Ergenç po ndahen, çifti janë shfaqur së bashku duke dal nga një lokal si dhe kanë reaguar ndaj pretendimeve të divorcit.

“Ne kemi një fëmijë. Të gjithë le të vijnë në vete”, ka thënë aktorja. Ndërsa, lidhur lajmeve që kanë dal se Halit Ergenç po shikonte për të blerë shtëpi për vete pas ndarjes, aktori tha se ka shikuar shtëpi për nipin e tij dhe se ai nuk po ndahet nga bashkëshortja.

Ndryshe, Berguzar Korel dhe Halit Ergenç, për publikun shqiptar u bënë të njohur kryesisht pas serialit “1001 netë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat