Kë ka ëndërruar Khloe gjatë jetës së saj? - Bota Sot
Kë ka ëndërruar Khloe gjatë jetës së saj?

Bota e Yjeve

E hënë, 22 tetor 2018

Kë ka ëndërruar Khloe gjatë jetës së saj?

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:09
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian nuk mund të ngopet së adhuruari vajzën e saj të vetme, True.

Që kur e solli në jetë më 12 prill të këtij viti, ajo është përmbushur shpirtërisht, meqë kishte kohë që donte të bëhej nënë dhe ta përjetonte këtë ndjenjë që e gëzonin edhe tri motrat e saj të famshme.

Edhe pse ndoshta vogëlushen True nuk e mirëpriti në këtë botë me ndjenjën më të mirë të mundshme, meqë vetëm pak ditë para lindjes ajo kuptoi për tradhtinë e të dashurit të saj, basketbollistit Tristan Thompson, megjithatë arriti ta përmblidhte shpejt veten dhe i hodhi prapa krahëve ngjarjet e hidhura.

Sot Khloe sërish ka postuar në Instagram një imazh të vogëlushes simpatike, duke i kushtuar edhe këto fjalë: “Për ty kam ëndërruar gjatë gjithë jetës sime të pjekurisë. Ti i ke tejkaluar të gjitha pritshmëritë që kisha për ty. Kjo është DASHURI”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I probably dreamt about you my entire adult life. You have exceeded every expectation I had of you! This is LOVE ????

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Babai i vajzës, Tristan, ka edhe një fëmijë me ish të dashurën, Jordan Craig, djalin njëvjeçar me emrin Prince.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test