Taylor Swift thyen rekordin e Whitney Houston në AMAs, rrëmben 22 çmime - Bota Sot
Taylor Swift thyen rekordin e Whitney Houston në AMAs, rrëmben 22 çmime

Bota e Yjeve

E hënë, 22 tetor 2018

Taylor Swift thyen rekordin e Whitney Houston në AMAs, rrëmben 22 çmime

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:10
Taylor Swift

Taylor Swift mori në shtëpi çmimin më të madh të AMAs 'Artisti i Vitit'. 

Por suksesi i këngëtares nuk është ndalur me kaq.

Ylli i muzikës ka thyer rekord duke u bërë artistja e vetme femër që fiton 22 çmime.

Swift theu rekordin e Whitney Houston, që ka marrë 21 çmime.

Taylor siguroi çmime si Albumi i Preferuar, Pop / Rock dhe Turneu i Preferuar i Vitit.

"Çdo herë është ndryshe,"-tha këngëtarja. "Dhe këtë herë unë dua që të dini se kjo për mua përfaqëson inkurajim, motivim që të bëhem më e mirë, të punoj më shumë dhe të përpiqem t'ju bëj krenarë sa më shumë që mundem."

Ajo zotëroi mbrëmjen e madhe në çastin kur filloi ceremonia e AMAs 2018, duke hapur shfaqjen në mënyrë spektakolare me një performancë të zjarrtë dhe magjepsëse me këngën Reputation.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test