Selena Gomez pasi del nga spitali kërkon ndihmë

Bota e Yjeve

Selena Gomez pasi del nga spitali kërkon ndihmë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 19:57
Selena Gomez

Këngëtarja më famë botërore, Selena Gomez kërkon ndihmë emocionale pas disa javësh ‘të ashpëra’ që përjetoi në spital.

26 vjeçarja u shtrua në spital dy herë brenda javëve të fundit, të dyja rastet ishin për shkak të rënies së qelizave të bardha, gjë që mund të jetë një efekt anësor për pacientët që kanë bërë transplantimin e veshkave.

Selena po përballet me një gjendje të rëndë emocionale dhe është e rrethuar nga familja e ngushtë të cilët i ofrojnë mbështetje.

Këngëtarja po bën një terapi në mënyrë që të ndryshojë të menduarit negativ dhe sjelljet e saj, thotë një burim i revistës “PEOPLE”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat