Detaje nga dasma mbretërore e Princeshë Eugenie, martohet mes 850 të ftuarve - Bota Sot
Detaje nga dasma mbretërore e Princeshë Eugenie, martohet mes 850 të ftuarve

Bota e Yjeve

Detaje nga dasma mbretërore e Princeshë Eugenie, martohet mes 850 të ftuarve

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 06:46
Dasma mbretërore e Princeshë Eugenie

Këtë të premte oborri mbretëror britanik erdhi sërish në qendër të vëmendjes. Arsyeja është dasma e mbesës së Mbretëreshës Elisabeth II, Princeshës Eugenie dhe partnerit të saj të hershëm, Jack Brooksbank, një tregtar vere. Ceremonia u zhvillua në Windsor.

Familja mbretërore dhe personalitete të famshme ishin mes 850 të ftuarve në ceremoni. Nusja u shoqërua nga babai i saj, Princi Andrew, nën sytë e gjyshes, Mbretëreshës Elisabeth II.

Princesha dukej e mrekullueshme e veshur me fustanin e bardhë të stiluar nga stilisti i famshëm Peter Pilotto. Fustani me bisht madhështor i nxirrte në pah pjesën e kurrizit.

Ndërkohë mijëra persona kishin mbushur rrugët e Windsor për të parë parakalimin e çiftit të ri, por shumë më pak nga sa kishin shkuar për të parë dasmën e Princ Harry dhe Meghan.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...