Qëllohet në mënyrë misterioze me armë në makinë, vdes modelja 28-vjeçare - Bota Sot
Qëllohet në mënyrë misterioze me armë në makinë, vdes modelja 28-vjeçare

Bota e Yjeve

E hënë, 19 nëntor 2018

Qëllohet në mënyrë misterioze me armë në makinë, vdes modelja 28-vjeçare

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:45
Kelsey Quayle

Modelja amerikane Kelsey Quayle ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

28-vjeçarja ka qenë duke drejtuar makinën e saj në Clayton County, Georgia në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Ajo u transportua me urgjencë në spital por fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë. “Fox News” raporton se anëtarët e familjes së 28-vjeçares janë shprehur se ajo u qëllua në qafë teksa ishte në makinën e saj, të hënën në mëngjes.

Disa muaj më parë ajo u transferua së bashku me të dashurin në Georgia, që të ndiqte karrierën e saj si modele në Atlanta.

“Duam të dimë se kush e bëri këtë. Është qesharake. Ajo nuk e meritonte një gjë të tillë”, ka thënë motra e viktimës, Kayleigh Quayle.

Kjo e fundit ka shtuar duke thënë për të motrën: “Ajo ishte e bukur, e ëmbël dhe një person shumë i dashur. Ajo donte të gjithë dhe të gjithë e donin atë”.

Për “Fox 5”, pjesëtarë të familjes kanë thënë se plumbi hyri në qafën e 28-vjeçares duke prerë kordonin e saj kurrizor në bazën e trurit të saj, duke shkaktuar dëmtim të menjëhershëm të trurit.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test