Modelja 21-vjeçare gjendet e vdekur në rrethana misterioze

Bota e Yjeve

Modelja 21-vjeçare gjendet e vdekur në rrethana misterioze

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:00
Mairead O’Neill

Modelja e njohur britanike, Mairead O’Neill, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re ende në rrethana të mistershme.

21-vjeccrja është gjetur e vdekur natën e kaluar  pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Në media po komentohet fakti që modelja kishte qenë në gjendje shumë të keqe që pas vdekjes së nënës së saj e cila u nda nga jeta 10 muaj më parë.

Shefja e agjencisë së modelingut, Cathy Martin, e cila kishte punuar me Mairead për gjashtë vjet, tha se ajo kishte premisa të mëdha.

Duke folur për lajmin tronditës të vdekjes së Mairead, Cathy tha për Belfast Live: “Nuk e dimë tamam se çfarë ka ndodhur, por ajo po kalonte një periudhë shumë të vështirë pas vdekjes së të ëmës, që nuk i mbijetoi dot kancerit.”

“Kishte shumë mbështetje, por zemrën e kishte copë. Është kaq e trishtë të mendosh se edhe ajo u largua nga kjo jetë për t’iu bashkuar së ëmës.”

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat