I “çmend” djemtë me fotot provokuese në “Instagram”, Eliona Pitarka flet për herë të parë për të dashurin

Bota e Yjeve

I “çmend” djemtë me fotot provokuese në “Instagram”, Eliona Pitarka flet për herë të parë për të dashurin

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:50
Eliona Pitarka

Aktorja e njohur Eliona Pitarka është kthyer tashmë në një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo tërheq vëmendjen e publikut dhe “çmend” djemtë me fotot provokuese që publikon në “Instagram”.

Një ditë më parë aktorja ishte e ftuar në emisionin “Fun day”, ku gjatë intervistës ajo ka zbuluar se është në një lidhje. Ajo ka thënë se djali në fjalë e ka transformuar dhe mendon se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

“Aq shumë gjëra janë përfolur për mua dhe aq shumë janë shpifur sa që kam vendosur që këtë pjesë ta mbaj për veten time. Ai nuk është person publik dhe nuk do që të jetë absolutisht fare prandaj e respektoj vendimin e tij. Ai është shumë i kuptueshëm. Më ka ndihmuar dhe më ndihmon, kontrollon emailet e mia të punës, është shumë mendjehapur. Sigurisht bëhet edhe xheloz sepse kam edhe epitetin e femrës seksi të Duplexit. Por ai e di kush jam unë. Ai më njeh shumë mirë. Kuptohemi me sy. Nuk kam qenë kurrë romantike por derisa zbulova dashurinë e vërtet, jam bërë shumë. Njeriun e ndryshoka dashuria. Kam qejf të më sjellë lule, çokollatë. Ku i kam dashur unë ndonjëherë këto gjëra, kam qenë grifshë. Ai më ka transformuar, më ka bërë më të ëmbël”, u shpreh Eliona.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat