Anjëza Maja zbulon arsyen se pse vendosi të largohet nga televizioni

Bota e Yjeve

Anjëza Maja zbulon arsyen se pse vendosi të largohet nga televizioni

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:32
Anjeza Maj

Moderatorja e njohur Anjeza Maja është një prej figurave më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo së fundmi tërhoqi vëmendjen e mediave me largimin e saj nga “Top Channel”.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Anjeza foli për karrierën e saj dhe planet për të ardhmen. Kur Rudina Magjistari e pyeti se pse është larguar nga ekrani ajo tha: “Tani po merrem me një biznes timin privat dhe po mendoj të bëj diçka tjetër”.

Moderatorja rrëfeu se tashmë po merret me një projekt të ri dhe afatgjatë të kryeministrisë. “Puna në televizion të merr shumë kohë, nga mëngjesi deri në darkë, aktivitetet, eventet, ato qokat që duhet të kryejmë. Je gjatë gjithë kohës i stërmunduar. Tani po mundohem shumë të shkëputem pak nga pak nga televizioni që të kem më shumë kohë për veten dhe për gjërat e mia personale”, tha Anjeza.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat