Modeles Gigi Hadid nuk i pëlqejnë të pasmet e saj

Bota e Yjeve

Modeles Gigi Hadid nuk i pëlqejnë të pasmet e saj

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 07:08
Gigi Hadid

Ajo mund të jetë modelja më e kërkuar e momentit, por Gigi Hadid ka marrë kritika për trupin e saj, veçanërisht në vitet e fundit të karrierës.

23-vjeçarja bjonde zbuloi në një intervistë se e pëlqente veten më shumë kur ishte më e bëshme.

Ajo madje tha se do të dëshironte të kishte të pasme më të mëdha, në një intervistë të publikuar të mërkurën.

Gigi foli për trupin e saj gjatë një diskutimi në panel bashkë me supermodelet e tjera Kendall Jenner, Ashley Graham dhe Paloma Elsesser.

“E doja trupin tim, kur isha më e mbushur dhe pastaj kur u dobësova, njerëzit u treguan të këqinj”, tha Gigi.

“Po, e di që jam e dobët. Shihem në pasqyrë. Unë po përpiqem të ha hamburgerë dhe të bëj squats. Dua të kem të pasme. E kuptoj! Faleminderit!”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat