Rita bëhet emocionale në dedikim ndaj motrës për ditëlindje, publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e tyre

Bota e Yjeve

Rita bëhet emocionale në dedikim ndaj motrës për ditëlindje, publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e tyre

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 14:20
Rita dhe Elena Ora

Jo vetëm këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është vënë në qendër të mediave, kjo pasi shpesh vëmendje të madhe kanë rrëmbyer edhe familjarët e saj.

Motra e saj e madhe, Elena Ora, është gjithashtu një emër mjaft i njohur për publikun, kjo pasi tash e sa kohë ajo kryen detyrën e menaxheres së Ritës.

Elena sot (e shtunë) feston ditëlindjen e saj, dhe me këtë rast urimet dhe befasitë e shumta për të nuk kanë munguar.

Rita vendosi që t’i bëjë asaj një dedikim emocional në rrjetin social Instagram, ndërsa ka publikuar një sërë fotografish nga fëmijëria e tyre.

Fotografitë në fjalë tregojnë dëshirën e dy motrave për t’u bërë pjesë e aktiviteteve muzikore që kur ishin të vogla.

Disa nga imazhet në fjalë janë realizuar edhe në Kosovë.

“Shoqja ime më e mirë, shoqëruesja ime, partnerja ime, partnerja ime në biznes, mendja ime dhe sigurisht motra ime! Kjo është një e madhja. Jam kaq krenare me ty. Urime ditëlindjen Elena Ora, ti legjendë absolute. Tani le të bëhemi rrëmujë sonte”, ka shkruar Rita në Instagram.

Ndërkohë pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e Ritës nuk kanë munguar.

Rita dhe familja e saj u shpërngulën nga Kosova në Londër, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe ishte kryeqyteti britanik vendi ku Rita do të fitonte famën si këngëtare me renome ndërkombëtare. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat