Nëpërmjet postimeve në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja Era Istrefi lajmëroi fansat se ndodhet në Amsterdam. Ajo publikoi në “Instastory” pamje nga momenti që po bënte një tatuazh.
E mesa duket në Amsterdam jeton edhe motra e saj Nita, e cila është e vetmja nga vajzat e familjes që qëndron larg vëmendjes së publikut. Gjithashtu Nita nuk është bërë pjesë e tregut muzikor si Nora dhe Era.
“Më ke munguar shumë, faleminderit për lulet Nita”, shkruan në një prej postimeve Era, ku shfaqet e motra me tufën në dorë.