Princi Harry: Dua që fëmija i parë me Meghan Markle të jetë…

Bota e Yjeve

Princi Harry: Dua që fëmija i parë me Meghan Markle të jetë…

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 00:24
Princi Harry dhe Meghan Markle

Duka i Saseks 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, 37, javën e shkuar ishin në Australi, në vizitën e parë të përbashkët në kuadër të familjes mbretërore.

Disa orë përpara se të arrinin, Pallati Kensington njoftoi se ata presin fëmijën e parë në pranverë.

Pas një jave të lodhshme, Pallati njoftoi se Dukesha e Saseks do të reduktonte axhendën e saj.

Të dielën ajo mori pjesë në dy aktivitete, por në një tjetër Harry shkoi vetëm.

Një grua e pranishme në aktivitet i tha se shpresonte që fëmija të jetë vajzë, dhe Herri u përgjigj: “Edhe unë”, ndërsa biseda u publikua dhe në Instagram dhe bëri xhiron e botës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat