Me Prada: Gruaja e El Chapo-s po shijon pasurinë - Bota Sot
Me Prada: Gruaja e El Chapo-s po shijon pasurinë

Bota e Yjeve

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Me Prada: Gruaja e El Chapo-s po shijon pasurinë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:41
Emma Coronel

Bashkëshorti i saj është bosi më i madh i drogës në botë. Por për momentin ai gjendet në një burg të sigurisë së lartë në Manhatan të Nju Jorkut. Meksikani El Chapo do të dalë shumë shpejt para gjykatës.

Por ndërkohë e shoqja, Emma Coronel, jeton si një yll Hollivudi në Meksikë. Fotot e tregojnë atë me Prada, teksa feston në mes të luksit.

29-vjeçarja njihet për stilin e saj të jetës. Seksbomba meksikane ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Një agjent i DEA-s amerikane tha se kjo çështje po bëhet e çuditshme.

“Ajo vjen në Nju Jork dhe na tregon publikisht që ta shohin të gjithë sa e pasur është”.

Edhe avokatët e të shoqit thonë se janë të çuditur me këto shfaqje të saj.

El Chapo mendohet se ka një pasuri prej 12 miliardë eurosh. Ai rrezikon burgim të përjetshëm për trafik droge.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test