17 vite në skenë, këngëtarja e njohur së shpejti me recitalin e saj të parë

Bota e Yjeve

17 vite në skenë, këngëtarja e njohur së shpejti me recitalin e saj të parë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:21
Anxhela Peristeri

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Anxhela Peristeri ka plot 17 vite në skenë. Për këtë arsye, këngëtarja me zërin potent ka vendosur që këto vite karrierë t’i përmbledhë në një recital.

Ka qenë vetë Anxhela e cila ka zbuluar se do të mbajë koncertin e saj recital për herë të parë te Qëndra Kulturore, Katedralja Ortodokse më 15 nëntot.

“Pas një periudhe të gjatë reflektimi artistik më në fund puna dhe mundi i një grupi të madh është shumë afër. Më 15 nëntor tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse ju pres të gjithëve për të ndarë me mua momente emocioni dhe dashurie”, ka shkruar Peristeri në foton e postuar në rrjetin social “Instagram”.

Njëkohësisht Anxhela ka zbuluar se recitali i saj do të mbajë titullin “Reflektim” dhe do të këndojë këngët më të bukura të repertorit të saj ndër vite.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat