Çfarë ka ndodhur kështu me të pasmet e Kim Kardashian?

Bota e Yjeve

Çfarë ka ndodhur kështu me të pasmet e Kim Kardashian?

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:49
Dyshohet se bukuroshja e "Keeping Up with Kardashians" ka zvogëluar të pasmet

Ajo ka shpërndarë ditët e fundit foto ku shihet e zhveshur duke promovuar linjën e saj të fundit të Kim Kardashian Beauty.

Kim tërhoqi vëmendjen vite më parë me të pasmet e saj pas shpërndarjes së një video erotike me ish-bashkëshortin e saj.

Për vite të tëra të pasmet e mëdha ishin në modë vetëm prej yllit të modës dhe miliona vajza anembanë botës mundoheshin ta kopjonin.

Mirëpo së fundmi dyshohet se bukuroshja e "Keeping Up with Kardashians" ka zvogëluar të pasmet. Kjo pasi në fotot e fundit ajo duket më e dobët se zakonisht, në krah të një modeli të zhveshur.

Ndjekësit e kanë vënë re këtë dhe kanë nisur t’i komentojnë të pasmet e vogla. Madje disa nga ata shprehen të zhgënjyer për këtë zgjedhje të Kim.

Se sa e vërtetë është e gjithë kjo pritet të zbulohet në serialin e familjes së tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat