Uanda nxjerr sekretet e futbollistit të njohur: Dua gjashtë fëmijë me të, ju tregoj arsyen e çuditshme se pse refuzon

Bota e Yjeve

Uanda nxjerr sekretet e futbollistit të njohur: Dua gjashtë fëmijë me të, ju tregoj arsyen e çuditshme se pse refuzon

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 19:26
Uanda Nara dhe Icardi

Uanda Nara ka treguar së fundmi se është shumë e lumtur në krahët e argjentinasit Mauro Ikardit.

Bashkëshortja e tij tregon se me fëmijët e kanë mbyllur dhe nuk do kenë në plan një fëmijë tjetër në të ardhmen.

Ndër të tjera Uanda shprehet:

“Unë i adhuroj fëmijët dhe nëse do të ishte për mua do të bëja edhe të gjashtin.

Gjithsesi, këtë argument e kemi mbyllur, e kemi biseduar me Mauron që nuk do të bëjmë më fëmijë, ndryshe ai do të më lërë mua dhe të gjithë familjen.

Pastaj, ai nuk ka dashur kurrë një djalë, sepse sipas tij mbiemri Ikardi mund ta kushtëzonte në jetë.

I adhuron vajzat dhe është shumë i durueshëm me to, por edhe me të gjithë, një cilësi që mua më mungon.

Ikardin e kërkon Barça dhe Reali? Jo, ai është kapiteni dhe do të qëndrojë tek Interi. Një notë si lojtar, në rangun e menaxheres së tij? Po them me bindje që është numri 9 më i fortë në botë për momentin”, shprehet ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat