Jenna Dewan del për herë të parë në publik pas divorcit me Channing Tatum

Bota e Yjeve

Jenna Dewan del për herë të parë në publik pas divorcit me Channing Tatum

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 08:01
Jenna Dewan

Jenna Dewan mbërrin në Los Anxhelos,  pak kohë para festës së Halloween, ajo shkëlqente e veshur në veshje sportive të përditshme.

Ylli i “Step Up”, në prill u nda nga bashkëshorti i saj Channing Tatum pas nëntë vite martesë , Jenna u pa në aeroportin LAX në të njëjtën ditë kur u raportua se do ta bënte zyrtare datën e ndarjes, shkruan Daily Mail.

Jenna ka firmosur dokumentat e divorcit të premten në Los Angjelos, duke u bazuar në dallimet e shumta që dyshja kanë mes vete.

Në dokumentat e shkurorëzimit, Jenna ka kërkuar kujdestarinë e vajzës pesë vjeçare dhe mbështetje financiare në rritjen e vajzës.

Ylli  shihej me një këmishë të errët gri, me një xhaketë, një palë atlete të bardha dhe syze dielli të zinj, ndërsa shëtiste nëpër aeroportin LAX, ku dukej tejet në formë.

Image

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat