Lisa Bonet ishte shfaqur lakuriq për “Rolling Stone’s Hot Issue” në vitin 1988.
E 30 vjet më pas për “Rolling Stone” ka pozuar edhe e bija e saj Zoe Kravitz, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
29-vjeçarja është zhveshur e tëra për numrin e ri të revistës, duke “rikrijuar” pozat e së ëmës.
"Më ka pëlqyer shumë ajo kopertinë gjithmonë”, tha Zoe për revistën. "Kur mendoj për Rolling Stone, ky është gjithmonë imazhi që më vjen në kokë. Është një imazh me të vërtetë i mrekullueshëm i saj”, tha ajo./BS